Një person i moshës 47 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e humbjes së kontrollit me veturën e tij në magjistrale Hani i Elezit- Kaçanik-te ura e Kashanit.
Sipas informacioneve të Policisë së Kosovës nga rajoni i Ferizajt, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 18:00, ndërsa trupi i pajetë dhe vetura më të cilin është aksidentuar janë gjetur sot rreth orës 11:00, shkruan arbresh.info.
Vet aksidenti i ndodhur në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanik te vendi i quajtur Ura e Kashanit , ku e involvuar ka qenë vetëm një automjet i udhëtarëve e markës Suzuki Vitara.
“Sipas informative të deritashme, deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur automjeti ishte duke lëvizur nga Hani Elezit në drejtim të Kaqanikut dhe më të kaluar tunelin e parë për shkaqe të pa njohura e humb kontrollin dhe kalon në anën e majtë të drejtimit të lëvizjes duke dalur nga rruga dhe bije në humnerë me që rast vozitësi (H.Rr m/Kosovar ,47 vjeç nga lëndimet e marra kishte ndërruar jetë, ndërsa trupi i tij dhe vetura janë gjetur sot me 18.01.2021 rreth orës 11:00”, njofton policia.
Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për në obduksion./arbresh.info/
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh