Gjendet trupi i pajetë i 26 vjeçarit nga Prizreni që u raportua i zhdukur javë më parë

11:09 | 14 Janar 2025
K.B

Është gjetur pa shenja jete Arban Hisari në lumin “Drini i Bardh” në afërsi të urës se fshatit Rugovë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi bën të ditur se dhe rrobat të cilat i kishte viktima, ishin të njëjtat sikur në ditën kur është raportuar i zhdukur nga familjaret, andaj besohet se trupi i pa jetë është i viktimës së lartcekur.

“Me datë 14.01.2025, rreth orës 08:20, policia është informuar se një qytetar e ka vërejtur një trup të pa jetë në lumin “Drini i Bardh” në afërsi të urës se fshatit Rugove. Me të marr këtë informacion, hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren dhe zyrtar nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjakovës kane dal në vend ngjarje, ku kane vërejtur një trup të pa jetë. Pas kontrollimit të viktimës nga njësit përkatëse, në rrobat e viktimës janë gjetur dokumentacion personal në emër të Arban HISARI, DL.05.06.1998 si dhe rrobat të cilat i kishte viktima, ishin të njëjtat sikur në ditën kur është raportuar i zhdukur nga familjaret, andaj besohet se trupi i pa jete është i viktimës së lartcekur. Për rastin është informuar edhe prokurori i shtetit”, konfirmoi ai.

LEXO EDHE:

FSK angazhohet në operacion të kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

FSK angazhohet në operacion të kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm