Google ADS

Gjendet shtetasi i huaj i cili kishte humbur në malet e Sharrit

11:33 | 9 Qershor 2024
E.G

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka njoftuar se është gjetur personi i cili ishte humbur dje në zonën e qendrës skitare të Brezovicës.

Sipas njoftimit, ai ishte shtetas i huaj.

Ndryshe, SHKSHMK-ja dje ka njoftuar se në orët e vona të mbrëmjes ka zhvilluar një operacion në malet e Sharrit.

Personi i humbur është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore ka qenë stabile, por në mungesë të veshmbathjes adekuate ka patur të ftohtë.Të humburit i është dhëna ndihma e parë duke e ngrohur dhe ushqyer, pastaj është evakuar deri te patrulla e policisë në qendrën skitare të Brezovicës.”, thuhet në njoftim.

Tutje, u ësjhtë bërë thirrje për kujdes dhe posedim të pajisjeve adekuate.

Apelojmë te gjithë bjeshkatarët dhe vizitorët e maleve në RKS dhe rajon që të kenë kujdes në planifikimin e aktiviteteve të tyre dhe të posedojnë pajisje adekuate.

LEXO EDHE:

Në këto orë të vona fillon një operacion i Kërkim-Shpëtimit në malet e Sharrit

Të ngjashme