Gjendet pa shenja jete një person në Zveçan, konfiskohet një pistoletë në vendin e ngjarjes

08:38 | 17 Shtator 2023
E.H

Një person është gjetur pa shenja jete në bodrumin e shtëpisë së tij në Zveçan, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion

“Zveçan. 16.09.2023 – 16:30. Raportohet se në bodrumin e shtëpisë së tij pa shenja jete është gjetur viktima mashkull kosovar. Një pistoletë është konfiskuar në lokacion. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme