Google ADS

Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok

09:01 | 15 Gusht 2023
E.H

Një person në Zubin Potok është gjetur pa shenja jete dje rreth orës 22:00, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është nën hetime.

“Zubin Potok 14.08.2023-22:00. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme