Gjendet pa shenja jete një person në Vitomiricë të Pejës

09:54 | 24 Mars 2024
E.H

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Vitomiricë të Pejës, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Vitomiricë, Pejë / 23.03.2024 – 22:30. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull/k. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme