Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

08:39 | 1 Tetor 2023
E.H

Një person është gjetur pa shenja jete dje tek Përroi i Njelmët në Prishtinë, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, mjeku përgjegjës e ka konstatuar se trupi i viktimës ishte pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Rasti po vazhdon të hetohet.

“Përroi i Njelmët, Prishtinë 30.09.2023 – 05:40. Është raportuar se një person është i shtrirë në rrugë. Njësitë relevante policore dhe një ekipe nga emergjenca kanë dal në vendin e ngjarjes, nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës kishte qenë pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme