Google ADS

Gjendet pa shenja jetë një person në Pejë, konfiskohet një pushkë gjuetie në vendin e ngjarjes

08:37 | 19 Nëntor 2023
E.H

Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Vesli Klark” në Pejë, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, shkruan Arbresh.info.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ndërsa rasti po cilësohet si ‘Vdekje e dyshimtë’ dhe është duke u hetuar.

“Rr. Vesli Klark, Pejë, 18.11.2023 – NN. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, ku afër tij është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme