Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Agush Gjoci” në Pejë.
Rastin e ka lajmëruar vëllai i viktimës i cili ka shprehur shqetësim për vëllain e tij i cili ka qenë duke banuar në shtëpi dhe nuk po i përgjigjej në telefon, transmeton portali arbresh.info.
Njësitet policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes, kanë kontaktuar ankuesin dhe menjëherë kanë ndërmarr masat e nevojshme, me ç’rast në shtëpinë e tij kanë gjetur shtetasin L.R. (1978) m/k/sh pa shenja jete dhe tek viktima nuk vëreheshin shenja dhune apo lëndime.
Ekipi mjekësor kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) Prishtinë me vendim të prokurorit shtetit për tu sqaruar rrethanat e vdekjes.
Rasti është duke u hetuar nga hetuesit rajonal DRP Pejë./arbresh.info/
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...