Një person është gjetur pa shenja jete në një fushë të fshatit Gllaviçicë të Pejës, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, viktima ishte raportuar i zhdukur dje në polici.
Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Gllaviçicë, Pejë 01.10.2023 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte raportuar i zhdukur me datën 07.10.2023 në një fushë të fshatit ishte gjete pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...