Google ADS

Gjendet pa shenja jete një person në oborrin e shtëpisë në Ferizaj

08:51 | 18 Tetor 2023
K.B

Është gjetur pa shenja jete një person në oborrin e shtëpisë së tij.

Policia njofton se rasti ka ndodhur të martën në Ferizaj, rreth orës 20:30, teksa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes.

“Fsh. Pojatë, Ferizaj 17.10.2023-20:30 Është gjetur pa shenja jete, në oborrin e shtëpisë së tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes”, bën të ditur njoftimi.

Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Rasti është cilësuar si vetëvrasje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme