Google ADS

Gjendet pa shenja jete një person në objektin ku punonte si roje në Prishtinë

08:48 | 22 Shtator 2024
E.H

Një person është gjetur pa shenja jete në objektin ku punonte si roje në Prishtinë, raporton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar në IML për obduksion.

“Prishtinë / 21.09.2024 – 19:15. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në objektin ku punonte si roje. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme