Gjendet pa shenja jetë një person në objektin e Komunës së Prishtinës

08:44 | 13 Prill 2023
E.H

Është gjetur pa shenja jete një person në objektin e Komunës së Prishtinës, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion ndërsa rasti po cilësohet si “Hetim i vdekjes”.

“Rr.Ilir Konushevci, Prishtinë 12.04.2023-09:30. Raportohet se ne objektin e Komunës se Prishtinës, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme