Google ADS

Gjendet pa shenja jete një person në një banesë në Prishtinë

10:28 | 20 Nëntor 2023
E.H

Një person është gjetur pa shenja jete në një banesë në Prishtinë, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, shkruan Arbresh.info

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Prishtinë / 19.11.2023 – 11:50. Është raportuar për një trup të pajetë në një banesë me ç’rast në vendngjarje kanë dal njësitë relevante ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme