Një burrë është gjetur pa shenja jete dje në banesën e tij në Mirovicën e Veriut .
Sipas policisë, viktima dyshohet se kishte pasur probleme kronike shëndetësore, shrkuan Arbresh.info.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili dyshohet se kishte pasur probleme kronike/shëndetësore është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Ndërkaq, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë” dhe është ende duke u hetuar./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...