Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicën e veriut

08:44 | 12 Dhjetor 2023
E.G

Një burrë është gjetur pa shenja jete dje në banesën e tij në  Mirovicën e Veriut .

Sipas policisë, viktima dyshohet se kishte pasur probleme kronike shëndetësore, shrkuan Arbresh.info.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili dyshohet se kishte pasur  probleme kronike/shëndetësore është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë” dhe është ende duke u hetuar./Arbresh.info/

Të ngjashme