Google ADS

Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë

09:42 | 13 Gusht 2023
E.H

Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “UÇK” në Mitrovicë.

Sipas Policisë, viktima është gjetur rreth orës 17:20, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion

“Rr. UÇK-së, Mitrovicë Jug 12.08.2023-17:20. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është  gjetur në rrugë pa shenja jete, njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti mbetet të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme