Gjendet pa shenja jete një person në Lipjan

08:35 | 24 Qershor 2024
E.K

Një person në shtëpinë e tij nga fqinja ishte gjetur pa shenja jete.

Sipas raportit 24-orësh të policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën në Lipjan.

Tutje thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstaturar mjeku, ndërkaq njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Lipjan / 23.06.2024 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij, nga fqinja e tij ishte gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e rastit dhe me urdhrin e tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme