Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur një person i pajetë në kulmin e një shtëpie në Prishtinë.
Sipas policisë, rasti është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 20:30, shkruan Arbresh.info.
Ndërkaq vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi emergjent.
“Sharban-Prishtinë, 24.12.2023-09:00-20:30. Rreth orës 20:30 është raportuar se në lokacionin e cekur është gjetur në kulmin e shtëpisë trupi i viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore së bashku me ekipin e emergjencës të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës. “, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Rasti është duke u hetuar./Arbresh.info/
Ushqimet e duhura për të shmangur ftohjen
Alexander-Arnold i përgjigjet raportimeve se po synon blerje...
Votimi për presidencialet e nëntorit/ SHBA, hapen zyrtarisht...
Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e vëllaut të tij tek Ba...
Moti i ligë në Tetovë – Shtëpi dhe oborre të përmbytura
OKB: Armëpushimi në Gaza, prioritet absolut dhe urgjent