Një person është gjetur pa shenja jete i shtrirë në rrugë në Klinë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, viktimës i është dhënë ndihma e parë dhe është dërguar në Spitalin e Pejës, ku më pas mjeku kujdestarë ka konstatuar se ai ka ndërruar jetë.
Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Rasti po vazhdon të hetohet.
“Klinë 10.09.2023 – 18:40. Raportohet se viktima mashkull kosovar është hasur i shtrirë në rrugë, njësitë policore dhe një ekipe e ndihmës së shpejtë kanë dalur në vendin e ngjarjes, viktimës iu është dhënë ndihma e parë pastaj është dërguar në spitalin rajonal të Pejës. Mjeku përgjegjës në spitalin e Pejës ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë