Gjendet pa shenja jete një person në Istog

08:58 | 24 Tetor 2023
E.H

Është gjetur pa shenja jete një person në Istog, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor të cilët kanë dal në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

“Istog / 23.10.2023. Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme