Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Shalinovicë të Istogut, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes ka dal mjeku kujdestar i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës, shkruan Arbresh.info.
Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion ndërsa rasti është duke u hetuar.
“Shalinovicë, Istog 20.01.2024-16:54. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe mjeku kujdestar kanë dal në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...