Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm (e hënë), në fshatin Hade të Obiliqit.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për Arbresh.info bëri të ditur se sot rreth orës 06:00 një person është gjetur pa shenja jete.
“Sot rreth orës 06:00, policia ka pranuar informatën për një person pa shenja në fshatin Hade të komunës së Obiliqit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent, me ç’ rast është konfirmuar se viktima, mashkull është pa shenja jete”, bënë të ditur Ahemti.
Aktualisht policia me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen./Arbresh.info/
Nis mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojt...
Opozita në Shqipëri rikthehet në Kuvend, kërkojnë largimin e...
Skuadra gjermane i dedikon një postim Trepçës dhe tifozëve m...
Tankut Soykan vlerëson përkushtimin e institucioneve kosovar...
Rasti i Big Brother, Haxhiu: Dhunuesit mund të rehabilitohen...
Kryeministri irlandez: Zgjedhjet do të mbahen më 29 nëntor