Google ADS

Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan

08:36 | 16 Qershor 2024
E.H

Një person është gjetur pa shenja jete në Livoq i Epërm i Gjilanit, raporton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës ndërsa nuk dihet ende identiteti i tij, shkruan Arbresh.info.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Livoq i Epërm, Gjilan / 15.06.2024 – 12:45. Njësitet policore pas pranimit të informatës, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur një trup të gjinisë mashkullore, pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa (ende) nuk dihet identiteti i viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme