Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë

08:58 | 17 Tetor 2023
K.B

Një person pa shenja jete është gjetur në Gjakovë.

Policia njofton se rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 14:35.

“Rr. Ganimete Terbeshi, Gjakovë 16.10.2023 – 14:35 Është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij nga vëllai i tij, dëshmitari mashkull kosovar, ishte gjetur pa shenja jete vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme