Google ADS

Gjendet pa shenja jete një person në bodrumin e banesës në Klinë

18:06 | 27 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në bodrumin e një banese në Klinë.

Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës në Policinë Rajonale të Pejës. Ai tha se me rastin po merret policia.

“Mund të konfirmoj që një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në bodrumin e baneses ku banonte”, tha Gashi.

Shkaqet e vdekjes së tij nuk dihen akoma.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme