Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Ferizaj

09:09 | 1 Shtator 2024
E.G

Është gjetur pa shenja jete një person në banesën e tij dje në Ferizaj.

Policia bën të ditur se viktima ka jetuar në banesë me djalin dhe gruan e tij, shkruan Arbresh.info.

Sipas njoftimi, viktima është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është duke u hetuar.

“HETIM I VDEKJES Ferizaj / 31.08.2024 – NN. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Viktima jetonte në banesë me djalin dhe gruan e tij. Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime.”, njofton policia./Arbresh.info/

Të ngjashme