Gjendet pa shenja jete një grua në Podujevë

08:56 | 15 Dhjetor 2023
A Z

Një grua është gjetur pa shenja jete të enjten në Podujevë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Podujevë / 14.12.2023 – 18:09. Është raportuar se viktima femër kosovare se është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të  policisë./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme