Google ADS

Gjendet pa shenja jetë një grua në Klinë

09:43 | 29 Gusht 2023
E.H

Një grua është gjetur pa shenja jete në një banesë në Klinë, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes po ashtu ka dal edhe prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

“Klinë, 28.08.2023 – 09:18. Është raportuar se në një banesë një person dyshohet se është pa shenja jete. Njësitë policore së bashku me njësitin e Qendrës se Mjekësisë Familjare kanë dalur ne vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima femër kosovare është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes po ashtu ka dal edhe prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme