Gjendet pa shenja jete një grua në Gjakovë

19:26 | 18 Qershor 2024
E.G

Është gjetur pa shenja jete një grua në banesën e saj në Gjakovë.

Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se është inicuar rasti si “hetim i vdekjes”.

“Rreth orës 12:25, viktima femër e lindur në vitin 1949, është gjetur pa shenja jete në rrugën “UÇK” në Gjakovë, në banesën e saj (ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e saj). Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor”, tha ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme