Gjendet pa shenja jete një grua në Fushë Kosovë

17:41 | 12 Shtator 2024
E.G

Një trup i pajetë është gjetur në rrugën “Hysen Xhakolli” në Fushë Kosovë.

Rastin për Arbresh.info, e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci tha se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër.

“Rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Hysen Xhakolli” në Fushë Kosovë.  Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, tha ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme