Gjendet pa shenja jete një grua në fshatin Dardhishtë të Obiliqit

22:53 | 28 Mars 2024
E.G

Një grua është gjetur pa shneja jete në fshatin Dardhishtë të Obiliqit.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në fshatin Dardhishtë në Obiliq. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër)”.

“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme