Google ADS

Gjendet pa shenja jete një femër në Prishtinë

22:19 | 20 Mars 2020
Arditë Shkodra

Sot në orët e mbrëmjes në një banesë në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ është gjetur trupi i pajetë i një femre.

Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti.

“Sot në orët e mbrëmjes, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se në rrugën Dëshmorët e Kombit një banore e një objekti të banimit nuk po përgjigjet në banesën e saj. Njësitë policore kanë dalur në vendngjarje dhe po ashtu kanë njoftuar zjarrfikësit të cilët kanë hapur derën e banesës dhe ekipi mjekësor nga urgjenca të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër kosovare. Menjëherë është njoftuar mjekësia ligjore. Njësitë relevante policore janë duke u marrë me rasti”, ka thënë Mehmeti për arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme