Gjendet pa shenja jete një burrë në shtëpinë e tij në Dragash

09:24 | 14 Janar 2024
E.H

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë tij në Sahnje të Dragashit, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, viktima jetonte i vetëm në shtëpi, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, shkruan Arbresh.info.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

“Sahnje, Dragash / 13.01.2024. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij ku jetonte i vetëm. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme