Google ADS

Gjendet pa shenja jete një burrë në Rahovec

10:26 | 4 Maj 2024
E.K

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit, të premten në mëngjes. Policia njofton se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Fsh. Krushë e Madhe, Rahovec 03.05.2024 – 08:10. Është gjetur pa shenja jete, në shtëpinë e tij, viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme