Gjendet pa shenja jete një 65 vjeçar në Prishtinë

15:32 | 12 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Një person i moshës 66-vjeçarë është gjetur pa shenja jete sot në Prishtinë.

Trupi i tij është gjetur rreth orës 13:30 minuta në rrugën “Murat Mehmeti”, ka bërë të ditur zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:30 është raportuar për një person pa shenja jete, në rrugën ‘Murat Mehmeti’ në Prishtinë”, ka deklaruar ajo, për arbresh.info.

Ajo ka theksuar se nga ana e mjekëve në vendngjarje është konstatuar se viktima mashkull është pa shenja jete.

“Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë ka filluar një hetim lidhur me rrethanat që e karakterizojnë këtë rast”, tha Ahmeti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme