Google ADS

Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e goditi një veturë

19:45 | 15 Nëntor 2024
R J
Rreth orës 17:00, në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës” në Dibër, është gjetur pa shenja jete një 60-vjeçar me inicialet F.L.

Sipas euronews.al, nga veprimet e para hetimore, dyshohet se viktima është aksidentuar nga një automjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme