Google ADS

Gjendet pa shenja jete një 42-vjeçar në Prizren

14:14 | 5 Prill 2024
E.K

Një person pa shenja jete është gjetur në Prizren.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se viktima është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

“Me datë 05.04.2024 , rreth orës 00:30, në shtëpin e tij në rrugë Petro Nino Luarasi , në Prizren nga mjekët e emergjencës është kostatuar vdekja e vijtimës mashkull 42 vjeçar (R.O.).Nga familjarët është deklaruar se edhe më herë ka pas probleme shëndetësore.Sipas familjarëve dhe mjekëve kujdestar, në bazë të shenajve cilëssohet si vdekje natyrale. Megjithat me urdhër të prokurorit kujdestar hapet rast “Hetim I vdekjes” ndërsa trupi I pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, tha Bytyqi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme