Google ADS

Gjendet pa shenja jete në person në Pejë, ishte raportuar si i zhdukur

09:10 | 14 Qershor 2023
E.H

Është gjetur pa shenja jete një person në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë i cili ka qenë i raportuar më herët si person i zhdukur, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, ai është gjetur nga familjarët e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion

“Nga familjarët e tij është gjetur viktima mashkull kosovar i cili ka qenë i raportuar si person i zhdukur. Mjeku kujdestar ka konstatuar viktima është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme