Është gjetur një trup i pajetë në Leposaviq i cili dyshohet se është një person i cili ditë më parë ishte raportuar i zhdukur.
Rastin për Arbresh.info Zëvendësdrejtori i për rajonin e veriut, Veton Elshani i cili tha se viktima ishte raportuar I zhdukur më 12 shtator nga djali i axhës së tij.
“Me date 12.09.2024 rreth ores 13:00 ne Stacionin Policor –Leposaviq, ka ardhur ankuesi M/S/K D.M. i cili raporton se djali i axhes se tij M/S/K B. M. (47 vjeq), nga data 10.09.2024 diku rreth ores 13:00 eshte zhdukur dhe deri me tani nuk ka asnje gjurme ne lidhje me këtë ështe njoftuar njesia e hetimeve stacionit, hetimet rajonale dhe njesia e zjarrefiksave te cilet kane dale ne kerkim te personit. Ne lidhje me rastin eshte njoftuar prokurori kujdestar i cili ka udhezuar qe rasti te inicohet si person i zhdukur. “, ka thënë i.
“Në ditët në vijim me datatë 13, 14 dhe 15.09.2024, kanë vazhduar kërkimet nga njësitë policore, zjarrfiksit dhe Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim nga Prishtina, por pa sukses.”, shtoi Elshani.
“Sot me datë 16.09.2024, jemi organizuar së bashku me njësinë e zjarfikësve nga Leposaviqi dhe rreth orës 10:20, nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës është gjetur trupi i pajetë që dyshohet se ishte B. M..”, tha ai.
Elshani bëri të ditur se lidhur me rastin janë njoftuar hetimet rajonale dhe mjekësia ligjore dhe rreth orës 13:30 ka përfunduar e tërë procedura dhe trupi i pa jetë është dërgiuar në mjekësinë ligjore në Prishtinë./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...