Gjendet një trup i pajetë në Mitrovicë

10:46 | 29 Maj 2017
M. A.

Gjatë ditës së diele policia e Kosovës nga rajoni i Mitrovicës ka gjetur një trup të pajetë. Personi me nënshtetësi serbe në orët e pasdites është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në rrugën “Aleksë Santiq”.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes. Ndërkohë që trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. “Aleksë Santiq”, Mitrovicë 28.05.2017-17:55. Raportohet se një mashkull K/Serb është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, të cilët kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme