Google ADS

Gjendet një pistoletë me 28 fishekë në valixhen e një personi në Merdarë

09:20 | 13 Mars 2024
E.H

Gjatë kontrollit në një autobus me targa RKS në Merdarë, zyrtarët policor dhe zyrtarët doganor kanë gjetur një pistoletë dhe 24 fishekë, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, arma ishte në valixhen e një pasagjeri, shkruan Arbresh.info.

Rasti shkon në procedurë të rregullt.

“KPP Merdare / 12.03.2023 – 06:05. Me daten e lartecekur zyrtaret policore kufitare se bashku me zyrtaret doganore, gjate kontrollimit te nje autobusi me targa RKS, ne valixhen e nje pasagjeri mashkull kosovar kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë të kalibrit 9-mm, dhe 28 fishekë. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme