Në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq është gjetur një person pa shenja jete.
Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 45 vjeç.
Sipas burimeve të Arbresh.info, rasti dyshohet të jetë vetvrasje.
Ndërsa lajmi për gjetjen e një personi pa shenja jete, e ka konfirmuar por portalin Arbresh.info, zëdhënësja e policisë së Kosovë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 09:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një objekt në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 45 vjeç. Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.” – ka thënë Ahmeti. /Arbresh.info/
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...