Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

09:34 | 6 Dhjetor 2021
Arditë Shkodra

Një trup i pajetë është gjendur dje në Prishtinë.

Kështu bën të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh të saj, transmeton arbresh.info

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe prokurori kujdestar.

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Prishtinë, 05.12.2021-15:47. Viktima kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore si dhe prokurori kujdestar. Është kryer ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme