Google ADS

Gjendet një person i vdekur në një park në Prishtinë

15:26 | 26 Prill 2024
R J

Një person është gjetur i vdekur në parkun në lagjen “Taukbashqe”, në Prishtinë.

Këtë e bëri të ditur për Arbresh.info zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka bërë të ditur se Policia është duke e hetuar shkaktarin e vdekjes së këtij personi.

“Sot rreth orës 12:45, policia ka pranuar informatën për një person të shtrirë në tokë në parkun e Taukbashqes në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se viktima, mashkull është pa shenja jete. Aktualisht policia me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme