Gjendet një person i vdekur në magjistralen Prishtinë-Podujevë

12:22 | 10 Korrik 2021
S D

Një person është gjetur pa shenja jete sot në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Prugovc.

Nga Policia e Kosovës nuk kanë dhënë detaje rreth moshës së viktimës, vetëm kanë konfirmuar se një person është gjetur pa shenja jete.

Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 08:30 është pranuar informata për një person pa shenja jete në fshatin Prugovc. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Borovci.

Borovci ka shtuar se lidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.

“Aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes”, tha Borovci./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme