Gjendet një person i vdekur në Dumnicë të Podujevës

20:34 | 26 Mars 2023
E.H

Një person ka ndërruar jetë sot në fshatin Dumnicë të Podujevës.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:00, kemi marrë informatën për një person të lënduar, në fshatin Dumnicë të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Ahmeti.

Tutje ajo tha se janë duke punuar për të ndriçuar rrethanat e rastit.

“Aktualisht zyrtarët policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, tha Ahmeti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme