Gjendet një mjet shpërthyes në Podujevë – ndërhynë FSK-ja dhe KFOR-i

12:10 | 10 Mars 2020
Arbresh Info

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme ka gjetur një mjet shpërthyes i cili dyshohet të jetë predhë e minahedhësit.

Ndërkaq bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e KFOR-it dhe FSK-së të cilët kanë bërë shpërthimin mjetit në mënyrë të kontrolluar, përcjellë arbresh.info

“Fshati Lupç i Poshtëm, Podujevë  Raportohet se dëshmitari mashkull kosovar derisa ka qenë duke kryer punime në lumin Llap ka hasur në një mjet shpërthyes i cili dyshohet të jetë predhë e minahedhësit. Njësiti policor e ka bërë sigurimin e mjetit shpërthyes, kurse njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së në vendin e ngjarjes në mënyrë të kontrolluar e kanë bërë shpërthimin e ati mjeti pa ndonjë incident të mundshëm.”, thuhet në raportin e policisë /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme