Gjendet një mjet shpërthyes në Klinë

08:54 | 23 Tetor 2023
E.H

Një mjet shpërthyes të tipit L-3 është gjetur në Klinë, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të kontrolluar.

Nuk raportohet për ndonjë incident.

“Klinë. 22.10.2023 – 13:22. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se për deri sa ishte duke punuar kishte hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes të tipit L-3. Njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të kontrolluar. Nuk raportohet për ndonjë incident”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme