Gjendet një mjet shpërthyes në Ferizaj

12:44 | 16 Tetor 2019
Arbresh Info

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur një mjet shpërthyes në Ferizaj.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:00, transmeton arbresh.info

“Ankuesi mashkull-K Shqiptar ka njoftuar se derisa ishte duke punuar në pronën e tij ka hasur në një mjet të dyshuar (predhë). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së dhe kanë bërë tërheqjen e mjetit”, thuhet në njoftim./ arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme